Dieta me kos: Eliminon pesë-gjashtë kilogramë për dhjetë ditë

Shëndetësia

Dieta me kos: Eliminon pesë-gjashtë kilogramë për dhjetë ditë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Duhet të jeni të vetëdijshëm se bëhet fjalë për dietë restriktive. Prandaj në asnjë mënyrë nuk duhet ta mbani më shumë se dy javë

Është shumë me rëndësi që në mënyrë strikte t’i përmbaheni rregullit kyç të kësaj diete- që çdo ditë të konsumoni nga gjysmë kilogrami kos. Nuk është aspak e rëndësishme se si do ta shpërndani këtë sasi të kosit nëpër vaktet tuaja.

Krahas kësaj kombinoni edhe pemët dhe perimet sipas dëshirës

Kosi është ushqim jashtëzakonisht i dobishëm. Përveçse normalizon aktivitetin e traktit gastrointestinal, përmirëson imunitetin, ndihmon në grumbullimin dhe eliminimi e toksineve nga organizmi dhe nxit metabolizmin.

Kosi përmban të gjitha materiet e domosdoshme ushqyese: yndyrat, karbohidratet dhe proteinat, duke e bërë atë pjesë të ushqimeve të ashtuquajtura ‘komplete’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat