Uthull molle dhe mjaltë, formula magjike për pastrimin e mushkërive

Shëndetësia

Uthull molle dhe mjaltë, formula magjike për pastrimin e mushkërive

Më: 22 prill 2021 Në ora: 18:18
Foto ilustrim

Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e ftohjes ose gripit mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin. 

Bllokimi që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen.

Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza. 

Një gjë e tillë mund të ndodhë si pasojë e bronkitit, astmës, fibrozës cistike dhe alergjive. 

Ju mund t’u vini në ndihmë mushkërive tuaja duke konsumuar lëngje të ngrohta të kockave, supa, çaja bimorë e të tjerë.

Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara nga ekspertët për këtë problem veçohet mjalti i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive. 

Sipas informacioneve, një i rritur mund të konsumojë një lugë gjelle me mjaltë çdo 3 deri në 4 orë. Ushqime të tjera të dobishme janë hudhra, limoni, erëzat, shega dhe xhenxhefili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat