Gripin e aktivizon stresi

Shëndetësia

Gripin e aktivizon stresi

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Gripi njihet si infeksion virusal i lëkurës, e kur të jetë zhvilluar një herë, mund të shfaqet disa herë në jetë. "Herpes simpleks", në rastet më të shpeshta shkaktohet apo nxitet nga stresi, është shumë ngjitës dhe transmetohet përmes pështymës, e në organizëm e kanë rreth 90 për qind të popullatës.

Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se e kanë, sepse simptomat e sëmundjes nuk janë zhvilluar. Pas infeksionit primar, 60 për qind e njerëzve janë mbajtës të përhershëm të viruseve në formën e "virusit të vjetër".

Vetëm atëherë kur sistemi imun të bie ndjeshëm, sëmundja zhvillohet në formë të gripit.

Sipas mjekëve, deri te infeksioni primar me virus në raste më të shpejta vjen në moshën e hershme, midis moshës një dhe pesë vjeçe. Bartet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me personin e sëmurë përmes lëkurës, mukozës apo sekretimit. Virusi në organizëm depërton përmes të çarave në trup apo plagëve në lëkurën përreth gojës. Terapia varet nga faza e sëmundjes, pasqyrës klinike, kohëzgjatjes së sëmundjes dhe moshës së pacientit. Ekzistojnë dy forma të infeksionit: tipi 1, i cili në rastet më të shpeshta shfaqet në fytyrë (në gojë) dhe nën bel, dhe tipi 2, që më së shpeshtë i shfaqet në organet gjenitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat