Çfarë duhet të dijmë për vitaminën C?

Shëndetësia

Çfarë duhet të dijmë për vitaminën C?

Më: 27 prill 2021 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Vitamina C është një përbërës që njihet për vetitë e shumta shëndetësore në organizmin tonë. Është dëshmuar shkencërisht që është një nga antioksidantët më të fuqishëm. Por, sikurse edhe tek konceptet tjera të zmadhuara, as këtu gjërat nuk janë mu ashtu siç reklamohen.

Në veçanti kur është fjala për përdorimin e vitaminës C për shërim. Që do të thotë që edhe pse ndoshta nuk është ilaç aq efikas për ftohjet dhe virozat sa pohohet, padyshim që mund t’i lehtësojë dhe të jetë një nga faktorët që çojnë deri tek shërimi më i shpejt. Pasi që forcon sistemin e imunitetit, përmirëson punën e sistemit kardiovaskular, parandalon problemet prenatale, ngadalëson plakjen e lëkurës, kjo vitaminë është ilaç i shkëlqyeshëm natyror.

Grupi i shkencëtarëve nga Universiteti në Michigan (USA) ka kryer hulumtimin dhjetëvjeçar, me më shumë se 100 eksperimente. Mendimi i tyre është si në vijim: “Përmbajtja e lartë e vitaminës C në qarkullimin e gjakut mund të jetë tregues ideal i shëndetit të mirë. Sa më shumë e studiojmë jemi më të sigurt në rëndësinë e saj për shëndetin tonë dhe rolin e saj në parandalimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular, kancerit, sulmit në zemër, problemeve të natyrës oftalmologjike, ndërsa nga ana tjetër forcon imunitetin.”

Problemi ynë është që kjo vitaminë, fatkeqësisht është gjithnjë e më pak e pranishme në ushqime, sepse ato përpunohen, ngrihen dhe shkrihen, transportohen nga një vend i botës në tjetrin, ndërsa pemët piqen në kamionë.

Është mirë të dihet se ku gjendet akoma në sasi të mjaftueshme. Burim i shkëlqyeshëm është për shembull kaça (ja një arsye më shumë që gjatë shëtitjes në natyrë të mblidhni edhe fruta të malit), në të cilën ka 426mg për 100g, ndërsa kjo është madje dhjetë herë më shumë se sa në limonin e shumëreklamuar, ku ka gjithsej rreth 40 mg për 100 g.

Sigurisht, këtu shtrohet pyetja logjike e shfrytëzimit të vitaminës C nga kaça, nëse nuk dëshironi ta hani në gjendje të freskët, pasi që kjo vitaminë është e paqëndrueshme në nxehtësi dhe tretet, fillon të zhduket qysh në temperaturën prej 40 gradësh celsius. Po ashtu, burim i shkëlqyeshëm janë speci i gjelbër djegës me 244 mg, ribizla 200 mg, speci i kuq 190 mg, speci i kuq djegës 144mg, majdanozi 130 mg, kivi dhe brokoli me 90 mg, ndërsa më shumë se limoni ka edhe dredhëza (60mg), portokalli (50mg), madje edhe lakra jeshile (41 mg).

Shkëlqyeshëm është nëse tek pemët dhe perimet vini ashtu që i prodhoni vetë, ose i prodhon ndonjë i afërm i juaji, i cili nuk i prish me përdorimin e pakujdesshëm të të ashtuquajturave mjete për mbrojtje, si dhe me ruajtjen joadekuate. Zgjidhje e shkëlqyeshme, në çdo aspekt, pra edhe tek vitamina C është blerja e pemëve dhe perimeve organike.

Mjekët e mjekësisë natyrore, pikërisht për shkak të rëndësisë së kësaj vitamine përkrahin përdorimin e saj edhe si produkt në barnatore, por për shkak të arsyeve shumë të kuptueshme rekomandojnë që të merret vetëm në pluhur. Dhe atë vitamina C e pastër, pa ngjyra dhe aroma shtesë. Çdo variant tjetër është i ngarkuar me mjete jo edhe aq të parrezikshme (për tabletim, përforcuesit e shijeve, etj.).

E rëndësishme është që t’i dini dozat e rekomanduara (të padiskutueshmit 100-200 mg, ndërsa çdo gjë përmbi këtë është diskutabile), pasi që dozat e tepërta të paktën mund të ndikojnë në krijimin e gurëve në veshkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat