Alergjia në diell, simptomat dhe shërimi

Shëndetësia

Alergjia në diell, simptomat dhe shërimi

Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Alergjia në diell për arsye të panjohura më shpesh prek femrat sesa meshkujt. Më së shpeshti shfaqet në dekolte në formën e puçrrave të imëta që djegin.

Me rëndësi është të parandaloni këto njolla, duke u veshur si duhet dhe duke përdorur krem. Shmangni vënien e parfumit dhe deodorantëve gjatë daljes në plazh. Në krem duhet vendosur krem të butë.

Po ashtu duhet pasur kujdes edhe me ushqimin, të hani sa më shumë artikuj të cilët mbrojnë lëkurën nga rrezet ultravjollcë, ushqime me karotenoide dhe beta karotinë.

Po ashtu konsumoni ushqime me vitamina E dhe koenzimë Q 10. Strategjia më e mirë në mbrojtjen e lëkurës është kombinimi i ushqimeve dhe shtesave në ushqim që nevojitet t'i merrni së paku dhjetë ditë para se t'i ekspozoheni diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat