Psoriaza rrit rrezikun nga depresioni

Shëndetësia

Psoriaza rrit rrezikun nga depresioni

Më: 6 maj 2021 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Njerëzit që vuajnë nga psoriaza, një sëmundje kronike autoimune e lëkurës, janë më të rrezikuar nga depresioni.

Deri te ky përfundim ka ardhur një studim i ri, i cili është paraqitur në Amerikë. Dr. Roger S. Ho, asistent profesor i dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e NjuJorkut, thotë se vetë ka parë sesi pacientët me psoriazë mund të kalojnë në depresion.

Për këtë shkak, ai vendosi ta bënte një studim në këtë temë.

Studimi në fjalë ka treguar se rreth 16.5% të pacientëve me psoriazë i plotësojnë kriteret për çrregullim të depresionit madhor. Shkencëtarët kanë konstatuar se të sëmurët nga psoriaza janë dyfish më të rrezikuar nga paraqitja e depresionit, sesa të rriturit që nuk vuajnë nga kjo sëmundje e lëkurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat