Dështon shpresa për trajtimin e sëmundjes së Huntingtonit

Shëndetësia

Dështon shpresa për trajtimin e sëmundjes së Huntingtonit

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Trajtimi i sëmundjeve gjenetike duket se nuk do të jetë i arritshëm brenda një kohe të shkurtër.

Dy kompani që kanë qenë në fazën e hershme të trajtimit të sëmundjes së Huntingtonit me barnat e tyre përkatëse kanë paralajmëruar ndërprerjen e studimeve përkatëse për shkak të efektit të pamjaftueshëm.

Sëmundja e Huntingtonit është një sëmundje gjenetike që zhvillohet si pasojë e akumulimit të kopjeve defekte të trinukleotideve që kodojnë proteina defektive, që më pas krijojnë dëmtime progresive të pariparueshme të sistemit nervor qendror.

Sëmundja karakterizohet me demencë dhe çrregullim të lëvizjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat