Vrasësit e qetë në shtëpinë tuaj

Shëndetësia

Vrasësit e qetë në shtëpinë tuaj

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Vanilja e ëmbël, çokollata, mollët dhe kanella janë aroma të këndshme për shumicën, apo disa e konsiderojnë si freskues të ajrit, por çfarë fshihet prapa qirinjve me aromë?

Studimi i fundit thekson: rrezik për shëndet! Në fakt, rezultatet e fundit të studimit kanë treguar se prodhimet si qirinjtë me aromë, apo xheli për freskues të ambientit munden të na sëmurin. Studiuesit theksojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj tyre mund të ndikojë në shfaqjen e tumoreve, dëmtimin e mushkërive dhe të astmës.

Dhe jo vetëm këtë, përbërja e tyre kimike mund ta transformojë strukturën e ADN-së. Nëse jeni disa prej atyre që pëlqeni të kënaqen në relaksimin me qirinj me aromë, me siguri se do të shokoheni nga fakti se mundet të shkaktojë mutacione kancerogjene të ADN-së.

Kemikatet nga qirinjtë e tillë mund të depërtojnë në mushkëritë tuaja dhe të shkaktojnë reaksione serioze. Freskuesit e ajrit mund të ndërlidhen me astmën dhe çrregullimin e punës së hormoneve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat