Ekstrakti i fuqishëm i gjetheve të ullirit

Shëndetësia

Ekstrakti i fuqishëm i gjetheve të ullirit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Ekstrakti i gjetheve të ullirit është sidomos me rëndësi, meqë ka veti antivirale dhe antibakteriale, prandaj përdoret për mjekimin e shumë sëmundjeve.

Disa studime kanë treguar se ky ekstrakt është i dobishëm edhe kundër infektimit me virusin HIV dhe me viruse të tjera. Ai ka veti antiinflamatore për shkak se përmban flavonoidet, të cilat përndryshe bimëve ua japin edhe ngjyrën e gjallë. Me përdorimin e këtij ekstrakti vjen deri te zvogëlimi i inflamacioneve, e edhe simptomave të artritit, dhembjeve, problemeve me zemër, etj.

Përdorimi i rregullt i ekstraktit të gjetheve të ullirit ndikon edhe në rritjen e imunitetit. Ai ndikon në uljen e kolesterolit dhe shtypjes së gjakut, e me këtë edhe të rrezikut nga infarkti i zemrës.

Është interesant fakti se ky ekstrakt deri në një masë mund t'ju ndihmojë nga rrezet e dëmshme të rëntgenit, nëse e merrni para dhe pas trajtimit me këtë terapi. Derisa i shkatërron bakteret e dëmshme, ekstrakti i gjetheve të ullirit nuk i dëmton bakteret e dobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat