Studimet thonë: Nënat të cilat ushtrojnë gjatë shtatzënisë lindin fëmijë më të dobët

Shëndetësia

Studimet thonë: Nënat të cilat ushtrojnë gjatë shtatzënisë lindin fëmijë më të dobët

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:21
Foto ilustrim

Nëse nga mjeku merrni lejen që të ushtroni gjatë shtatzënisë, atëherë mund të prisni shumë përfitime!

Meqenëse mbipesha te fëmijët po bëhet një ndër problemet më të rëndësishme të shëndetësisë botërore, shkencëtarët po kërkojnë mënyrën se si të zvogëlojnë shfaqjen e mbipeshës në fëmijëri dhe njëherësh edhe një sërë sëmundjesh të lidhura me moshën e mëvonshme.

Meqenëse konsiderohet që zhvillimi në mitër ka ndikim në jetën pas lindjes, shkencëtarët kanë studiuar a ndikon ushtrimi gjatë shtatzënisë në peshën e lindur të fëmijës.

Shtatzënat kanë qenë të ndara në dy grupe. Njëri grup rregullisht ka ushtruar në biçikletë të dhomës, ndërsa grupi tjetër nuk është marrë me kurrfarë aktiviteti.

Edhe pse femrat të cilat kanë qenë fizikisht aktive “kanë ngadalësuar” disa javë para lindjes, është konstatuar peshë më e ulët e lindjes dhe me inde më pak në peshë te fëmijët e nënave më fizikisht më aktive.

Gjithashtu, në grupin fizikisht aktiv ka pasur dukshëm më pak lindje me prerje cezariane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat