Ja vaji që ju duhet

Shëndetësia

Ja vaji që ju duhet

Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Vaji i papërpunuar i kolcës (lloj bime, Brassica napus) përmban kompleksin e thartirave të pangopura yndyrore, omega 3-6-9 dhe një sasi të konsiderueshme të thartirës së pangopur yndyrore alfa linoleinike dhe është një zëvendësim më i mirë për zierje, pjekje dhe përzhitje sesa vaji i shtrenjtë i kokos, i cili bazohet në thartirat yndyrore mono të pangopura.

Natyrisht, vaji i kolcës nuk duhet të jetë i rafinuar, meqë në vajin e rafinuar janë të pranishme trans-yndyrat.

Por, imponohet një problem: çka nëse vajin e ftohtë, të papërpunuar, duam ta përdorim për pjekje, apo zierje? Te shumica e këtij lloji të vajrave, që në temperaturat prej 50 shkallë celsius, vjen deri te krijimi i transyndyrave.

Edhe në këtë rast zgjidhja më e mirë është vaji i kolcës, i cili e ka një pikë të lartë të tymosjes, prej më shumë se 155 shkallë celsius, prandaj ai mund të përdoret për pjekje dhe për zierje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat