Kuptoni vlerat shëndetësore të susamit të zi- nuk është njëjtë sikurse i bardhi

Shëndetësia

Kuptoni vlerat shëndetësore të susamit të zi- nuk është njëjtë sikurse i bardhi

Më: 12 maj 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Shumica e njerëzve e ngatërrojnë susamin e zi me atë të bardhë, megjithatë ato janë dy lloje krejt të ndryshme.

Fara e saj vjen nga bima e egër e Azisë Jugperëndimore nigella sativa. Referenca e parë shkruar për këtë farë të veçantë gjendet në Dhjatën e Vjetër. Por profeti Muhamed gjithashtu sugjeroi përdorimin e farave të susamit të zi për të kuruar shumë sëmundje.

Susami i zi është i njohur në Egjiptin e lashtë, pasi farat e tij, si dhe vaji i susamit të zi u zbuluan në momumentet e varrimit. Tani ajo përdoret në përgatitjen e pijeve, karamelëve dhe ëmbëlsirave në përgjithësi. Kuzhina japoneze e preferon, por gjithashtu do ta gjeni në shumë pasta.

Përfitimet e susamit të zi – Përmbajtja e kalciumit në susamin e zi është 60% më e lartë se ajo e susamit të bardhë. Gjithashtu është shumë i pasur me elementë gjurmë dhe vitamina. Farat e saj lehtësojnë tretjen dhe trajtojnë parazitët e zorrëve. Aktivizon gjithashtu sistemin imunitar dhe ka veprimtari antioksiduese.

Këto fara ulin kolesterolin dhe përmirësojnë funskioninim e fshikëzës së tëmthit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat