Dështon përpjekja për gjetjen e një metode për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve

Shëndetësia

Dështon përpjekja për gjetjen e një metode për zbulimin e hershëm të kancerit të vezoreve

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Një përpjekje për të zbuluar një prej kancereve më të pakapshëm dhe më vdekjeprurës, kancerin e vezoreve, ka dështuar që të funksionojë, pas dy dekadave punë në këtë drejtim.

Hulumtuesit në Kolegjin Universitar të Londrës, kanë bërë të ditur se rezultatet ishin një zhgënjim i madh. Megjithatë, ata kanë falënderuar 200,000 njerëz të cilët morën pjesë në hulumtim.

Në fillim testimi dukej premtues, me testet vjetore të gjakut të cilat zbulonin rastet e kancerit të vezoreve.

Kanceri i vezoreve, është vështirë të diagnostifikohet për shkak se simptomat e tij shumë lehtë mund të ngatërrohen me probleme më të vogla shëndetësore.

“Disa gra diagnostifikohen me këtë lloj kanceri aq vonë sa që janë shumë të sëmura për të filluar ndonjë trajtim”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, Usha Menon.

Sipas studimit, dy nga tri paciente të prekura nga kjo sëmundje, vdesin brenda një dekade pas diagnostifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat