Studimi: Kombinimi i vaksinave antiCOVID përcillet me efekte anësore të buta deri në mesatare

Shëndetësia

Studimi: Kombinimi i vaksinave antiCOVID përcillet me efekte anësore të buta deri në mesatare

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Kombinimi i dozave të vaksinave antiCOID të AstraZenecas dhe Pfizerit, jep efekte anësore të buta deri në mesatare te të rriturit, siç është bërë e ditur nga një studim, raporton BBC.

Ethe, kokëdhembje dhe dhembje të muskujve janë raportuar më shpesh kur janë kombinuar vaksina të ndryshme.

Por, efektet kanë qenë të shkurtra, dhe nuk ka pasur shqetësime tjera.

“Është një zbulim intrigues dhe jo diçka që kemi pritur”, ka thënë profesori Matthe] Snape, nga Grupi i Oxfordit për Vaksina.

Studimi Com-Cov i nisur në shkurt kishte për qëllim që të shohë nëse kombinimi i dozave të vaksinave mund të zgjasë imunitetin, të ketë mbrojtje më të mirë kundër varianteve të reja apo thjeshtë nëse do të jetë e mundur të kombinohen vaksinat nëse ka mungesë të dozave të një prodhuesi.

Provincat kanadeze Ontario dhe Quebec kanë njoftuar se e kanë plan të kombinojnë vaksinat në një të ardhme të afërt, për shkak të paqartësisë në lidhje me dërgesa të vaksinës së Oxford-Astrazenecas dhe shqetësimit për raste të rralla të mpiksjes së gjakut.

Studimi i drejtuar nga Universiteti i Oxfordit, ka rekrutuar 830 vullnetarë të moshës mbi 50 vjet.

Rezultatet e para të plota pritet të publikohen në qershor. Por, të dhënat preeliminare janë publikuar në një letër në revistën mjekësore Lancet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat