Çaj mente për t’i trajtuar aknet? Është i pasur me antioksidantë dhe lufton infeksionet bakteriale

Shëndetësia

Çaj mente për t’i trajtuar aknet? Është i pasur me antioksidantë dhe lufton infeksionet bakteriale

Më: 13 maj 2021 Në ora: 21:29
Ilustrim

Çaji i mentës është i shijshëm dhe freskues, ideal për ta pirë në çdo kohë të ditës

Studimet tregojnë se ka efekt pozitiv në gjendjen e lëkurës. Ka shumë përfitime shëndetësore.

Pirja e çajit të mentës çdo ditë mund të çojë në rezultate pozitive për të gjithë trupin. Është i pasur me antioksidantë, gjë që e bën atë të shkëlqyeshëm për shëndetin e organeve të tretjes.

Lufton infeksionet bakteriale dhe ul sheqerin në gjak.

Përveç të gjitha këtyre përfitimeve, çaji i mentës gjithashtu mund t’i ndihmojë fytyrës.

Nuk është shumë larg që mund t’i ndihmojë edhe fytyrës suaj, pasi aplikimi i mentës në fytyrë mund të çojë në rezultate pozitive.

Një studim i vitit 2015 tregoi se pirja e dy filxhanëve çaj mente çdo ditë për një muaj, çoi në një zvogëlim të akneve për 25% dhe me 51% në tre muaj, shkruan The List.

Gjethet e mentës janë të pasura janë të pasura me vitaminat C, D, E, por edhe kalcium, fosfor dhe sasi të vogla të vitaminave të kompleksit B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat