5 gjërat që duhet t’i mësoni patjetër për menopauzën

Shëndetësia

5 gjërat që duhet t’i mësoni patjetër për menopauzën

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:18
Ilustrim

Menopauza është një moment delikat në jetën e çdo gruaje, e cila duhet të përballet me qetësi, duke e ditur se çfarë po ndodh. Sidoqoftë, ne nuk jemi të gatshëm ta përballojmë atë. Ka gjëra që duhet të dini rreth menopauzës e që me shumë gjasë ju i dëgjoni për të parën herë sot.

Sa zgjasin simptomat e menopauzës?

Mund të zgjasin deri në shtatë vjet! Sepse menopauza nuk vjen papritmas, por është një proces i gjatë dhe gradual. Zakonisht fillon tre vjet para ciklit të fundit, vazhdon me simptomat klasike të cilat vazhdojnë deri në pesë vjet pas ciklit të fundit.

Afshet e nxehta, si t’i përballoni

Mund të pimë çajra bimor, të bëjmë kompresa me ujë të ftohtë, të pushojmë ose të luajmë sporte për tu shkarkuar. Asnjë gramë kafeinë, jo stres të tepruar, jo ushqime pikante, ngrohje të madhe të shtëpive apo veshje të ngushta. Pushoni, hani mirë dhe bëni aktivitet fizik.

Kujdes nga shtatzënitë e padëshiruara

Pjelloria vdes me menopauzën, por duhet të bëni kujdes! Shanset për të mbetur shtatzënë ekzistojnë dhe nëse ju nuk tregoni kujdes apo nuk përdorni truke, mos u çudisni kur një ditë të bukur të merrni vesh që keni ngelur shtatzënë.

Shtimi i peshës mund të kontrollohet

Menopauza ka një efekt të thellë në shtimin e peshës, si dhe në fillimin e sëmundjeve. Ekspertët na thonë se duhet të fillojmë të hamë më shumë fruta dhe perime, të flemë mirë, të zvogëlojmë stresin.

Ushtrime për mendjen

Mendja gjithashtu mund të preket thellë nga menopauza. Ndryshimet na trembin, ne e shohim veten të ndryshëm, ne nuk e kuptojmë se çfarë ndodh me ne. Për këtë duhet të gjejmë diçka që na lejon të pushojmë…Relaksohuni sa më shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat