Pini birra shpesh? Mësoni se si ndikojnë ato në trupin tuaj

Shëndetësia

Pini birra shpesh? Mësoni se si ndikojnë ato në trupin tuaj

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Birra është një nga pijet alkoolike më të vjetra dhe më të njohura, e preferuara në të gjithë botën.

Megjithatë, a e dini ndikimin që kanë ato në organizëm?

Birra është e pasur me proteina dhe vitaminë B. Përmban flavonoide dhe është gjithashtu një burim i mirë i mineraleve që luajnë një rol të rëndësishëm në shumë procese metabolike.

Birra ruan shëndetin e veshkave. Një gotë birrë në ditë zvogëlon mundësinë e sëmundjes së veshkave për 40 përqind, thonë studimet.

Fibra që përmban birra zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq dhe mbron trupin nga zhvillimi i sëmundjeve kardiovaskulare.

Birra është e pasur me vitamina B1, B2, B6 dhe B12 dhe sigurisht rrit nivelet e vitaminave B në trup. Birra përmban 30% më shumë vitaminë B6 se çdo burim tjetër, si dhe një sasi të madhe të vitaminës B12 të rrallë.

Sipas një studimi tjetër shkencor, niveli i lartë i silicit në birrë forcon kockat.

Birra përmban laktoflavinë dhe acide nikotinike, përbërës që nxisin gjumin dhe trajtojnë pagjumësinë.

Studimet konfirmojnë që konsumi i moderuar i birrës zvogëlon rrezikun e goditjes në tru me rreth 40 deri në 60 përqind.

Birra është një pije e shkëlqyeshme për të parandaluar mpiksjen e gjakut.

Ekspertët tregojnë se birra përmirëson kujtesën. Sipas tyre, adhuruesit e birrës kanë një rrezik më të ulët të çmendurisë dhe sëmundjes Alzheimer.

Konsumi ditor i birrës ka efekt pozitiv edhe në lëkurë, pasi ajo bëhet më e lëmuar dhe më e bukur.

Është vërtetuar se 2 birra në ditë zvogëlojnë ndjeshëm stresin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat