Kështu duken mushkëritë e një njeriu që pi duhan për 30 vjet

Shëndetësia

Kështu duken mushkëritë e një njeriu që pi duhan për 30 vjet

Më: 15 maj 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.

Në vend se të ishin me një ngjyrë rozë të shëndetshme, ato ishin si qymyri dhe ekstremisht të përflakura nga mbetjet e duhanit, duke i bllokuar ato.

Mjekët nga Spitali Popullor Ëuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë”.

Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: ‘A keni ende guximin të pini duhan?’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat