Aspirina është e sigurt dhe efektive

Shëndetësia

Aspirina është e sigurt dhe efektive

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një studim i pazakontë me mijëra pacientë me sëmundje të zemrës kanë gjurmuar shëndetin e tyre derisa kanë marrë aspirinë në dozë të vogël, normale apo më të fortë. Rezultatet kanë treguar se këto doza janë njëjtë të sigurta dhe efektive për të parandaluar problemet me zemër apo atakun.

Rezultatet tregojnë megjithatë se ka arsye më tepër që të merret doza prej 325 miligramësh që doktorët thonë se do të kishte efekt më të mirë se ajo 81 miligramësh.

Gjetjet u publikuan në revistën “New England of Medicine”.

Aspirina ndihmon të parandalohet mpiksja e gjakut, por rekomandohet edhe për njerëzit e shëndetshëm të cilët ende nuk kanë zhvilluar ndonjë sëmundje të zemrës sepse ekziston rreziku për gjakderdhje.

Megjithëse janë vërtetuar efektet e këtij ilaçi, doktorët kanë paralajmëruar se kur fillon të përdoret nuk duhet të ndërrohet doza ose të ndalet së marri. Ata kanë rekomanduar që njerëzit të cilët nuk kanë probleme me shëndetin të marrin doza të vogla dhe të jenë në kontakt me doktorin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat