Doza më të larta të antibiotikëve mund të forcojnë disa baktere

Shëndetësia

Doza më të larta të antibiotikëve mund të forcojnë disa baktere

Më: 15 maj 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Marrja e sasive më të mëdha të antibiotikëve për të luftuar bakteret rezistuese në terapi mund të forcojë disa prej tyre, tregon studimi

Rezistenca ndaj antibiotikëve është “një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin botëror dhe, sipas disa parashikimeve, mund të shkaktojë 10 milionë vdekje deri në vitin 2050”, paralajmëron OBSH-ja.

Shkencëtarët e disa vende evropiane kanë analizuar reagimin e E. coli në përqendrime të ndryshme të tri llojeve të antibiotikëve që zakonisht përshkruhen kundër këtij bakteri.

Nëse dozat e rritura të antibiotikëve zvogëlojnë ritmin në të cilin bakteret bëhen rezistuese, ato gjithashtu bëjnë që mikrobet “të jenë në formë më të mirë” dhe të riprodhohen më shpejt, përfundon një studim i botuar në Royal Society of Biology Letters.

“Ne besojmë se përqindja e rritjes është një tregues i mirë i formës së tyre, me hipotezën se një lloj që rritet më shpejt ka më shumë gjasa të imponohet dhe të bëhet dominues ndaj të tjerëve”, thotë Mato Lagator, një biolog në Universitetin e Manchesterit që drejtoi studimin.

Këto rezultate “i japin një dimension shtesë problemit të dozimit optimal të antibiotikëve”, shkruajnë shkencëtarët dhe paralajmërojnë se aplikimi i dozave më të larta sjell një “dilemë”.

“Qëllimi kryesor i zhvillimit të barnave të reja është aftësia që ato të luftojnë infeksionet. “Por mundësia që bakteret të bëhen rezistente ndaj atyre ilaçeve rrallë merret parasysh”, paralajmëron Lagator.

“Përqendrimi në përfitimin e menjëhershëm, se terapia është më efektive nëse jepen doza të rritura, pa kuptuar pasojat afatgjata, mund të jetë një problem,” përfundoi Lagator, duke bërë thirrje për studime të reja në këtë fushë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat