Diabetikët duhet të kenë kujdes se çfarë kafe pinë

Shëndetësia

Diabetikët duhet të kenë kujdes se çfarë kafe pinë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Kafeja përmban substanca të ndryshme. Disa prej tyre kanë efekt pozitiv në shëndetin e një diabetiku, ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ. Kafeina, për shembull, ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.

Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët. Sa më i lartë konsumi i kafesë, aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës. Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Në mungesë të kafeinës, kjo kafe ofron shumë vlera pozitive për shëndetin e një diabetiku.

Përpos të tjerave, njerëzit që vuajnë nga diabeti apo janë të rrezikuar prej tij duhet të minimizojnë ekspozimin ndaj sheqerit, sepse rrit dramatikisht nivelin e glukozës në gjak. Për pasojë, edhe kafeja duhet pirë me sa më pak sheqer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat