Vizitat mjekësore që asnjë grua s’duhet t’i neglizhojë

Shëndetësia

Vizitat mjekësore që asnjë grua s’duhet t’i neglizhojë

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Shpesh ndonëse e dimë që shëndeti është prioritet e neglizhojmë pa dashur duke u marrë me gjëra të tjera, që në çdo rast përballë tij, janë dytësore

Prandaj, është e rëndësishme të jeni në kontakt me një gjinekolog kohë pas kohe, për të parandaluar në kohë çfarëdolloj problemi, shkruan Women’s Health.

Çfarë duhet të dini për vizitat mjekësore?

Të detyrueshme!

Vizitë gjinekologjike të paktën një herë në vit, për tu siguruar që nuk ke infeksione dhe që mitra dhe vezoret janë në madhësinë e duhur.

Kontrolli i njohur gjerësisht si “Pap Test”, sinjalizon çdo ndryshim në qelizat e qafës së mitrës dhe përsëritet çdo vit.

Ekografia mamale pas të 25-tave është e detyrueshme të bësh vizita dhe ekografi të gjoksit dhe gjëndrave mamale.

Fakultative

Eko vaginale (një sondë në vagjinë), tregon mitrën dhe vezoret dhe sigurohesh që nuk ke kiste, polipe ose fibroma (që shpesh nuk kanë simptoma).

Eko barku, bëhet nga jashtë, me fshikëzën plot. Me anë të saj vlerëson madhësinë e mitrës dhe strukturën e indeve. Në krahasim me atë vaginale ka dy avantazhe, mund ta bësh edhe kur ke ciklin dhe mund të marrësh vesh nëse fshikëza jote është në rregull ose jo.

Në rast se keni djegie gjatë seksit apo shkarkime të pazakonshme:

Mund të bëhet fjalë për një infeksion. Për të zbuluar shkakun, bëj një tampon vaginal.

Në rast të një historiku familjar

Mamografia: Bëhet çdo vit pas të 40-tave, por në këtë rast t’i duhet ta nisësh pas moshës 25- vjeç, citon Anabel.

Kur cikli nuk është i rregullt:

Analizat e hormoneve masin progresteronin dhe estrogjenin në gjak, për të gjetur kurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat