Këto janë dobitë e përqafimit

Shëndetësia

Këto janë dobitë e përqafimit

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 06:56
Ilustrim

Përqafimi nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të krijuar një lidhje shpirtërore me dikë, por ka edhe disa përfitime fizike gjithashtu.

Shkencëtarët zbuluan se gjatë përqafimit çlirohet hormoni oksitocin, i cili ndikon për të ulur presionin e gjakut, për të reduktuar stresin, ankthin dhe përmirëson kujtesën.

Megjithatë, duhet të tregohemi selektivë me atë që përqafojmë, sepse ky veprim mund të sjellë efektet e kundërta, nëse lidhja me personin është e dobët ose nëse përqafohet një i panjohur.

Ky studim u krye nga studiues të Universitetit të Vienës dhe rezultatet u publikuan të martën në mediat austriake.

Oksitocina, një hormon i prodhuar nga gjendja e hipofizës në tru, njihet për ndikimin e tij në rritjen e marrëdhënieve njerëzore, sjelljes shoqërore dhe afërsisë midis prindërve, fëmijëve dhe çifteve.Alkooli dhe droga ndikojnë në paaftësinë e meshkujve në shtrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat