Gjethet e dellit shërojnë shumëçka

Shëndetësia

Gjethet e dellit shërojnë shumëçka

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:13
Foto Ilustrim

Gjethet e dellit janë bimë shumë e përhapur dhe për shërim në mjekësinë tradicionale përdoret me shekuj. Edhe pse edhe rrënjët dhe kërcelli i saj janë po ashtu shëruese, përdoren vetëm gjethet e saj.

Gjethet e saj duhet të thahen në të ftohtë, në shujë, e shërues janë vetëm ato gjethe që përmbajnë ngjyrën e gjelbër dhe që janë të thatë.

Ndikojnë mirë edhe te organet për tretje, kështu që sugjerohet edhe për shërimin e diarresë, infeksionin e lukthit dhe të thatit në lukth, si dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore, e disa studime kanë treguar se ekstraktet e gjethe së dellit shërojnë edhe hemorroidet. Nëse gjethet e dellit dëshironi t'i vendosni mbi plagë apo të ënjtura, duhet t'i pastroni.

Çaji përgatitet shumë thjesht - një lugë të kafesë me gjethe të thara të dellit i derdhni në 2 dcl ujë të vluar dhe i lini të qëndrojë për 20 minuta. Çajin mund ta pini si masë parandaluese, por edhe mund ta përdorni për shërimin e konjunktivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat