A ka mundësi që vagina të jetë shumë e ngushtë?

Shëndetësia

A ka mundësi që vagina të jetë shumë e ngushtë?

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Nëse keni përjetuar dhimbje ose siklet gjatë penetrimit, mund të shqetësoheni se vagina juaj është shumë e vogël ose shumë e ngushtë për marrëdhënie seksuale. E vërteta nuk është kështu. Me përjashtime të rralla, pothuajse asnjë vaginë nuk është shumë e ngushtë për marrëdhënie seksuale. Ndonjëherë, megjithatë, duhet të përgatiteni pak më shumë për penetrimin.

Në gjendjen e saj normale, vagina është e gjatë 7-10 cm. Kjo mund të mos duket mjaft e gjatë për disa penisë ose lodra seksi. Por kur eksitoheni, vagjna zgjatet dhe zgjerohet dhe lëshon gjithashtu një lubrifikant natyral.

Nëse përjetoni dhimbje ose vështirësi me penetrimin, mund të jetë një shenjë që nuk jeni eksituar aq sa duhet, jo se jeni shumë të ngushta.

Si ndryshon vagina? Vagina ndryshon shumë gjatë jetës së një personi. Ajo është e krijuar për të bërë seks dhe për të lindur fëmijë dhe të dyja momentet ndryshojnë formën dhe ngushtësinë e vaginës.

Mund të ndodhë që për shkak të mungesës së lubrifikimit natyral, seksi të jetë i dhimbshëm, por kjo s’ka lidhje me vaginën e ngushtë. Këshillohet që të ketë paralojë dhe të përdorni lubrifikantë me bazë uji.

Gjatë lindjes, vagina zgjerohet për të mundësuar lindjen e fëmijës. Forma dhe elasticiteti natyror i vaginës ndryshon gjatë jetës. Kjo nënkupton që mund të provoni pozicione seksuale të reja ose të forconi muskujt e legenit.

Nëse mendoni se vagina është shumë e ngushtë, ka gjasa që arsyeja të lidhet me:

– mungesë eksitimi ose lubrifikim i pamjaftueshëm
– infeksion ose çrregullim
– lëndim ose trauma
– anomali
– vaginizmi

Nëse një ndjesi e tillë është e shpeshtë, duhet të konsultoheni me një specialist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat