Dhimbja e shpinës në shtatzëni - Tre në çdo katër gra përjetojnë dhimbje shpine gjatë shtatzënisë

Shëndetësia

Dhimbja e shpinës në shtatzëni - Tre në çdo katër gra përjetojnë dhimbje shpine gjatë shtatzënisë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Në shtatzëni ndodhin shumë ndryshime në trupin e gruas. Në të njëjtën kohë manifestohet edhe në disa ankesa, njëra prej tyre është edhe dhimbja e shpinës.

Tre në çdo katër gra përjetojnë dhimbje shpine gjatë shtatzënisë. Pas lindjes së foshnjës, e gjithë dhimbja kryesisht eliminohet, shkruan Sabah.

Shtimi i tepërt i peshës gjatë shtatzënisë dhe zbutja e indeve mbështetëse për shkak të efektit të rritjes së hormonit progesteron mund të shkaktojë dhimbje në shtyllën kurrizore. Bërja e ushtrimeve të lehta në muajt e parë ndihmon trupin të mësohet me shtatzëninë dhe siguron përfitime të mëdha në muajt në vijim.

Kjo dhimbje mund të trajtohet me ekzaminim dhe metoda të padëmshme dhe nëse është e nevojshme trajtimi mund të vazhdojë edhe pas lindjes.

Ndërsa konsiderohet normale që të përjetohen dhimbje disa ditë pas lindjes, në varësi të llojit të lindjes e mund të zhduken vetë brenda disa ditësh ose javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat