Simptomat e Covid kanë ndryshuar, këto janë tani më të zakonshmet

Shëndetësia

Simptomat e Covid kanë ndryshuar, këto janë tani më të zakonshmet

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:04
Ilustrim

Dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja e hundëve janë simptomat më të zakonshme të raportuara të lidhura me infeksionin Covid të variantit indian, thonë studiuesit.

Prof Tim Spector, i cili drejton studimin e Zoe Covid Symptom, thotë se infektimi me variantin Delta mund të ndihet më shumë si një ftohje e keqe për të rinjtë. Por megjithëse personat e infektuar mund të mos ndihen shumë të sëmurë, ata mund të jenë transmetues dhe mund t'i vendosin të tjerët në rrezik.

Simptomat klasike të Covid kanë qenë: kollë, ethe, humbje e nuhatjes ose shijes. Por Prof Spector thotë se këto tani janë më pak të zakonshme, bazuar në të dhënat që ekipi i Zoe ka marrë nga mijëra njerëz që kanë regjistruar simptomat e tyre në një aplikacion.

"Që nga fillimi i majit, ne kemi parë simptomat kryesore në përdoruesit e aplikacioneve - dhe ato nuk janë të njëjtat si në fillim," thotë ai.

Ndryshimi duket i lidhur me përhapjen e variantit Delta, identifikuar së pari në Indi dhe tani përbën 90% të rasteve Covid në Mbretërinë e Bashkuar. Ethet mbeten mjaft të zakonshme, por humbja e nuhatjes nuk shfaqet më në 10 simptomat kryesore, thotë Prof Spector.

Ndjesi lodhjeje

"Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe," thotë ai. "Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë marrë një të ftohtë sezonal dhe ata vazhdojnë të shkojnë në festa dhe mund ta përhapin në 6 njerëz të tjerë. Për të rinjtë simptomat janë më të lehta. Mund të ndihet thjesht si një ftohje e keqe ose lodhje", -thotë Prof Spector.

Dhimbjet e muskujve

Në mënyrë të ngjashme, studimi Imperial College London React i më shumë se 1 milion njerëzve në Angli - kur varianti Alpha ose ai britanik ishte dominant - gjeti një gamë të gjerë simptomash shtesë të lidhura me Covid.

Dridhjet, humbja e oreksit, dhimbja e kokës dhe dhimbjet e muskujve ishin më të lidhura me infektimin, së bashku me simptomat klasike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat