Këta janë frutat çudibërës për meshkujt

Shëndetësia

Këta janë frutat çudibërës për meshkujt

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:07
Ilustrim

Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri.

Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar të frutave të thata si bajamet, lajthitë dhe arrat rregullisht për 14 javë kishin përmirësuar sasinë e spermës dhe kanë më shumë “notarë të suksesshëm”, kanë gjetur shkencëtarët.

Ky studim është zhvilluar pas problemeve me shëndetin e spermës në botën perëndimore, si pasojë e dietës jo të shëndetshme, ndotjes dhe duhanpirjes.

Studiuesit kanë deklaruar se ka fakte të mjaftueshme që tregojnë se dieta e shëndetshme rritë gjasat për shtatzëni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat