A e dini sa gjak humbasim gjatë ciklit?

Shëndetësia

A e dini sa gjak humbasim gjatë ciklit?

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Eshtë thuajse e pamundur të bësh llogari fikse, por e keni menduar ndonjëherë sa gjak humbisni gjatë periodave? 

Referuar eksperimenteve një tampon mban përgjithësisht nga 6 deri në 9 mililitra gjak, por jo gjithnjë sa herë e ndërroni tamponi është i mbushur plot. Për t'ju përgjigjur një pyetjeje të tillë, gjinekologët thonë se mesatarja e gjakut që humbet një grua gjatë periodave është më pak se 80 ml, ose ndryshe më shumë se 5 lugë të vogla. Sa për kujtesë, mesatarisht periodat zgjasin nga 2 deri në 7 ditë.

Gratë që kanë hemoragji për më shumë se 7 ditë, mund të humbasin edhe më shumë se 80 ml gjak gjatë ciklit. Në kushte të tilla, si hemoragji e shumtë dhe e gjatë për më shumë se 7 ditë mund të kemi të bëjmë me Menorrhagi. Shenjat kryesore të këtij cikli të rregullt, por të zgjatur janë ndërrimi i shpeshtë i linesave dhe tamponëve (çdo 1 ose 2 orë) dhe hemoragjia e tepërt që vini re sa herë ndërroheni. 

Sipas mjekëve gjinekologë, menorrhagia mund të bëhet shkak për një anemi të mundshme, prandaj s'duhet lënë pas dore. Nëse keni ulje të hekurit,  ndiheni të dobët, keni vështirësi në frymëmarrje, jeni të zbehtë apo ndiheni të pafuqishëm për t'u ushtruar fizikisht, e mira është të konsultoheni me një mjek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat