Arrat ndikojnë të humbni peshë

Shëndetësia

Arrat ndikojnë të humbni peshë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Shkencëtarët nga universiteti "Loma Linda" kanë zbuluar se 4 deri 6 arra para shujtës, në masë të madhe e pakëson urinë dhe ndihmon në konsumimin e ulur të kalorive në trup.

Sipas këtij studimi në universitetin e lartpërmendur, është zbuluar se personat që ishin në dietën me pak kalori dhe më shumë yndyrë (të cilat i kishin marrë nga arrat) kishin humbur më shumë yndyrë trupore në krahasim me ata që ishin në dietë me më shumë karbohidrate dhe me përqindje të vogël të yndyrave.

Arrat e zbutin urinë dhe në mënyrë natyrale janë të pasura me sasi të madhe të materieve ushqyese, që do të thotë se ndikojnë që organizmi të furnizohet me shumë materie ushqyese me pak kalori.

Nëse kaloritë në ushqimin tuaj të rregullt (për shembull sheqeri, ëmbëlsirat) i zëvendësoni me sasi të barabartë me kalori nga arrat, ky është qëllimi në cak për juve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat