Moskujdesi ndaj të moshuarve është një formë abuzimi

Shëndetësia

Moskujdesi ndaj të moshuarve është një formë abuzimi

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Ekzistojnë disa faza në jetën e njeriut, midis tyre edhe mosha e vjetër, që fillon nga 65 vjet e tutje. Kjo është mosha kur një person ka nevojë për kujdesin e të tjerëve.

Kombet e Bashkuara kanë rënë dakord që 65 vjet e tutje mund të shënohen si pleqëri, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pleqëria fillon nga mosha 55 vjeçare, shkruan Amxxi.

Njerëzit e moshuar janë ata që preken më shumë nga sëmundjet dhe dëmtimet pasi organizmi i tyre bëhet më i ndjeshëm. Për më tepër, pleqtë përballen edhe me shumë çështje të tjera shoqërore si: pensionimi, vetmia e varfëria. Pra, është detyrë e brezit të ri që të kujdesen për pleqtë e të mos i lënë ata pas dore.

Në procesin e plakjes ka karakteristika dalluese si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor.

Aspektet fizike të moshës së vjetër përfshijnë:

Dhimbje kockash, semundje kronike, problemet dentare, ç’rregullime në tretje, dobësim i shikimit, dëgjimi dhe imunitetit.

Aspektet mendore të pleqërisë:

Depresioni, ç’rregullimet mendore dhe frika nga sëmundjet e ndryshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se abuzimi i të moshuarve është mungesa e veprimit në formën e duhur, që ndodh brenda çdo marrëdhënieje nga e cila ka pritshmëri, e kur kjo nuk ndodh, atëherë tek të moshuarit shkakton shqetësim.

Disa fëmijë nuk i ushqejnë pleqtë e tyre siç duhet, nuk kujdesen për ilaçet dhe higjienën e tyre si dhe nuk kanë trajtim të përshtatshëm në përgjithësi.

Pra, duke u kujdesur që pleqtë tanë mos t’i lëmë pas dorë, ata do të ndjejnë kënaqësi të madhe, duke e kaluar kështu pjesën e mbetur të jetës të lumtur.

Të kujdesemi për ta me shumë dashuri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat