Pasi të lexoni këto rezultate do e pëlqeni ushqimin pikant

Shëndetësia

Pasi të lexoni këto rezultate do e pëlqeni ushqimin pikant

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Dihet tashmë se erëzat pikante ndihmojnë metabolizmin, ndikojnë mirë në tretje, si dhe janë aleat i mirë kundër kilogramëve tepricë dhe infeksioneve të ndryshme.

Për vetitë shëruese në organizmin e njeriut përgjegjës është përbërësi kapsaicina, që dhuron shijen karakteristike, pikante. Specat pikantë, për disa kanë qenë ushqim i "ndaluar", pasi mendohej se janë të dëmshëm për lukthin dhe organet tjera.

Por, kjo teori tashmë është vërtetuar të jetë gabim, kështu që, shtrëngoni mirë dhëmbët dhe hani ushqimin pikant, sepse është shumë i shëndetshëm.

Kapsaicina ndihmon në zbutjen e dhimbjeve reumatoide e njëherësh njihet si analgjetiku me një efekt të gjerë. Një lajm tjetër vjen nga Kina, ku hulumtuesit pohojnë se ushqimi pikant zgjat jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat