Varianti i ri Delta i virusit rrezikon ta kthejë si më parë situatën e Covid-19

Shëndetësia

Varianti i ri Delta i virusit rrezikon ta kthejë si më parë situatën e Covid-19

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 12:53
Ilustrim

Varianti i ri Delta i virusit Covid-19 është varianti më i përhapur deri tani, i cili është identifikuar në të paktën 85 shtete dhe po rrezikon seriozisht të gjitha vendet.

Ky lloj i ri i virusi quhet B.1.617.2.1 ose AY.1 dhe është një version i variantit Delta i zbuluar për herë të parë në Indi.

Për herë të parë, ky virus u raportua në Angli, mirëpo në Mbretërinë e Bashkuar ishin shfaqur raste që më 26 prill, ndaj dyshohet se varianti mund të ketë qenë i pranishëm dhe duke u përhapur në pranverë.

Shumë shpejt, ky variant nisi të përhapej edhe në vende të tjera përfshirë Europën dhe po rrezikon seriozisht njerëzit dhe pushimet e kësaj vere.

Vendet europiane po nxitojnë të vaksinojnë sa më shpejt popullsinë, para se varianti Delta që po ngjitet me shpejtësi nga një person në tjetrin, ta kthejë situatën e pandemisë si më parë.

Për shkak të variantit të ri Delta që po përhapet, rrezikohet lëvizja e lirë dhe turizmi. Edhe nëse vendi ynë nuk preket në masë nga Delta e Covid-19, sërish kjo do të ishte një goditje e madhe për ne, pasi me ndalimin e lëvizjes në vendet e tjera, do të goditej drejtpërdrejtë turizmi dhe ekonomia jonë.

Drejtuesi i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Adhanom Ghebreyesus, është shprehur se është i shqetësuar për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit.

“Unë e di që globalisht aktualisht ka shumë shqetësime për variantin Delta të Covid-19 dhe OBSH është e shqetësuar. Varianti Delta është më i transmetueshmi nga mutacionet e Covid-19 të identifikuara deri më tani. Është identifikuar në të paktën 85 shtete dhe po përhapet me shpejtësi mes popullatave të pavaksinuara.

Variante të tjera do të vijojnë të raportohen gjatë ditëve në vijim. Kjo është ajo që bëjnë viruset. Ato evoluojnë,  por ne mund ta parandalojë shfaqjen e varianteve, duke parandaluar transmetimin e COVID-19. Është mjaft e thjeshtë: më shumë transmetim, më shumë variante. Më pak transmetim, më pak variante.”, u shpreh mes të tjerash Ghebreyesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat