Shalqiri, mbret i frutave

Shëndetësia

Shalqiri, mbret i frutave

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:48
Ilustrim

Shalqiri është një nga frutat e preferuara në stinën e verës, madje ndryshe njihet edhe si  “mbret i frutave”.

Shalqiri ka shumë veti të mira  për organizimin.

Shalqiri mund të konsumohet edhe  në sasi të mëdha pasi nuk ka kalori dhe nuk të shëndosh. Për të gjithë ata që kanë problem me peshën duhet të hanë sa më shumë shalqin.

Shalqini përmbanë 92% ujë dhe vetëm 5% sheqer ndaj duhet që ta konsumoni sa më shumë pasi bën pastrimin e plot të trupit.
Përmban vitaminë C, vitaminë A, fibra për tretje dhe kalium për presionin e gjakut.

Shalqiri ka më shumë likopene se domatet.Likopeni është një përbërës i gjetur tek shalqini, i cili vepron si antioksidant, duke penguar radikalët e lirë të dëmtojnë qelizat dhe të ndërlikojnë sistemin imunitar. Likopeni mund të ndihmojë në luftën ndaj sëmundjeve të zemrës dhe disa tipeve të kancerit.
Pirja e lëngut të shalqirit lehtëson dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve fizike. Kjo ndodh për shkak të citrulinës së gjendur në të, e cila përmirëson funksionin e arterieve dhe presionin e ulët të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat