Ja sa doza të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca sigurojnë mbrojtje kundër mutacionit Delta

Shëndetësia

Ja sa doza të Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca sigurojnë mbrojtje kundër mutacionit Delta

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 08:22
Ilustrim

Vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca mund të mbrojnë nga mutacioni Delta edhe me një dozë të vetme.

Sipas një studimi kanadez të realizuar së fundmi bëhet me dije se tashmë ekziston mbrojtja për këtë mutacion edhe me administrimin e dozës së parë, ndërsa sipas shkencëtarëve të dyja dozat sigurojnë mbrojtje më të madhe.

Të dhënat tregojnë se vaksina Pfizer siguron 56% efikasitet kundër Deltas, Moderna 72% dhe AstraZeneca 67%.

Ndërsa efikasiteti më i ulët, 48% duket se siguron një dozë e vaksinës AstraZeneca kundër mutacionit Beta (Afrika e Jugut) dhe Gamma (Brazilian), Pfizer është 60 % dhe Moderna 77% efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat