Pija e cila alkalizon trupin

Shëndetësia

Pija e cila alkalizon trupin

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Pas gjumit shtatë apo tetorësh, trupi i njeriut është në gjendje dehidrimi nga mungesa e lëngjeve. Prandaj është shumë me rëndësi se çka pini në mëngjes sapo të zgjoheni nga gjumi

Shumica e njerëzve pijen e parë që e pinë kur zgjohen nga gjumi është një filxhan kafe.

Kafeina ofron ndjenjë të bukur për fillimin e ditës. Mirëpo kafja gjithashtu është e thartë dhe dehidron – gjë që është krejtësisht e kundërta e asaj që i nevojitet vërtet trupit tonë në mëngjes.

Për të qenë çdo mëngjes plot elan dhe energji duhet të konsumoni ujë kokosi dhe chlorela.

Chlorela është algë që ka ngjyrë të kaltër-gjelbër me prejardhje nga Japonia. Kur Klorela futet në organizëm, veprimi i parë që bën dhe që i vjen natyrshëm është të lidhet me metalet e rënda, kimikatet, pesticidet që kanë zënë vend në sistemin tretës gati për t’u hedhur në gjak dhe për tu transformuar në toksina të tmerrshme që depozitohen në qeliza.

Klorela vjen në shumë forma të ndryshme. Një nga format e mikro-algës është tableta apo kapsula, të cilat shoqërohen me ujë ose lëng dhe sugjerohet të pihen të paktën gjysëm ore përpara vakteve.

Por, klorela duhet konsumuar me kujdes, duhet nisur në mënyrë graduale dhe doza e saj s’duhet t’i kalojë masat.

Gjithashtu nuk duhet përzierë me vitaminë C dhe nuk duhet të ngrohet në asnjë mënyrë, sepse i ikin vlerat ushqimore.

Uji i kokosit forcon sistemin imunitar dhe largon bakteret që shkaktojnë infeksione të traktit urinar, infeksione të mishit të dhëmbëve dhe viruset të cilat shkaktojnë ftohjen, sëmundje infektuese dhe tifonë.

Energjia juaj do të rritet menjëherë dhe prodhimi i hormoneve në gjëndrat tiroide do të rritet. Uji vepron si një shërues natyral dhe është shumë i dobishëm për njerëzit të cilët kanë sëmundje në veshka. Uji pastron traktin urinar dhe kanalet e fshikëzës. Toksina do të eliminohet dhe gurët në veshka do të copëtohen.

Uji i kokosit përmban sasi të lartë të fibrave, që e bën atë shumë të mirë për tretje. Ekspertët pretendojnë se ky ujë zgjidhë shumë probleme shëndetësore edhe gjatë shtatzënisë.

Vetëm një gotë ujë kokosi në ditë ua balancon elektrolitet, çekuilibri i të cilave mund të shkaktojë tension të lartë ose siç njihet ndryshe shtypje të lartë të gjakut.

Nëse e pini atë, dhimbja e kokës do të largohet dhe lëngjet e humbura do të rikthehen duke ju ndihmuar kështu që të kapërceni sëmundje të ndryshme që shkaktohen nga dhimbja e kokës.

Prandaj, provoni kombinimin e një luge të vogël chlorela pluhur dhe gjysmë filxhani ujë të ftohtë kokosi.

Shkaku i efektit sidomos u sugjerohet fëmijëve me shëndet të dobët, që kanë probleme me tretjen dhe oreks të dobët. Hulumtimet tregojnë se mund të jetë aleat në luftimin e sëmundjes së Alzheimer-it dhe demencës.

Njerëzit që e konsumojnë duket më të rinj dhe plot energji. Prandaj, përdorni një kombinim të një luge të kësaj alge me një gotë të mbushur përgjysmë me ujë kokosi.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat