Ftoi i pasur me vitamina

Shëndetësia

Ftoi i pasur me vitamina

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Ftoi i zier ose i pjekur u rekomandohet personave anemikë, e ndihmon edhe te inflamacionet e lukthit dhe zorrëve. Rrjedh nga Irani dhe Anadollia, ndërsa lloji që rritet në Evropën Qendrore quhet "dardhë sidonike". Është i pasur me vitaminë C, si dhe me karotinë, vitamina B1, B2 dhe B3. Bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor.

Përmban gjithashtu proteina, karbohidrate, celulozë, tanina dhe pektina, e pa kalori dhe yndyrë. Shëruese janë frutat, gjethet dhe farat. Nga fruta bëhet lëngu dhe shurupi, që rregullojnë punën e zorrëve dhe parandalojnë sëmundjet infektuese. Lëngu i zier në sasi të barabartë me sheqerin, trajton kollitjen, astmën dhe diarrenë akute. Ftoi i pjekur ose i zier rekomandohet në rast të inflamacionit të mukozës së lukthit dhe zorrëve dhe anemisë. Çaji i farave të ftoit qetëson, largon pagjumësinë dhe erën e keqe të gojës.

ÇAJI PËR FYT DHE MUSHKËRI

Ftoin e lani mirë, e pastroni dhe e preni në katër pjesë. Ia hiqni farat dhe pjesët e forta rreth tyre, e pjesën me mish e preni në feta dhe menjëherë e qitni në një litër të ujit të valë. E zini në temperaturë mesatare për 15-20 minuta, e më pas e lini që të ftohet. E filtroni dhe e pini me gllënjka të vogla gjatë ditës. Çaji ndihmon në rast të problemeve me frymëmarrjen, kollitjes dhe bronkitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat