Shkuarja në pushim e domosdoshme

Shëndetësia

Shkuarja në pushim e domosdoshme

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Të gjithë ata që ende nuk kanë shkuar në pushimin e merituar vjetor duhet të mendojnë për këtë gjë

Hulumtimet kanë treguar se udhëtimet në bregdet ose në vende të ndryshme për të pushuar mund t’ua zgjasin jetën.

Pushimi dhe ikja nga përditshmëria duhet të jetë gjë normale, por për shkak të gjendjes së pakënaqshme financiare, ndodh që të mbetemi në shtëpi.

Mirëpo pushimet e merituara nuk duhet që medoemos të nënkuptojnë qëndrimin dyjavor nëpër hotele të shtrenjta, por mund të jenë edhe një ikje e shkurtër nga përditshmëria, duke dalë në natyrë, duke vizituar ndonjë vend ose duke shkuar për vikend në pishinë ose masazh, transmeton Telegrafi.

Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e atyre që për një kohë të gjatë nuk kanë lëvizur nga shtëpia, është koha që të planifikoni dhe të shfrytëzoni ditët e ngrohta.

Aktivitet

Shumë të punësuar e kalojnë ditën duke qëndruar para kompjuterit ose në zyrë. Daljet njëditëshe, gjatë vikendeve, e sidomos shkuarja në pushim, do të bëjë që të jeni më aktivë fizikisht, gjë që do ta shtojë qarkullimin në trupit tuaj, dhe me këtë do t’ua kthejë fuqinë dhe energjinë.

Disponimi

Hulumtimet kanë treguar se udhëtimet e shkurta ose të gjata ndikojnë pozitivisht në mendjen tuaj. Ndryshimi i ambientit, si edhe shoqëria e këndshme do t’u ndihmojnë që ta përmirësoni disponimin dhe të zhvilloni mendime pozitive dhe të ndërtoni kujtime të cilat do t’u ndihmojnë që t’i harroni ditët e punës.

Stresi

Çfarëdolloj ikje nga rutina ditore është shumë e dobishme. Dita në natyrë pa ngarkesën në komunikacion, zgjimin e hershëm dhe obligimet në punë- mund të veprojë duke stimuluar disponimin tuaj që do të thotë se këto ndryshime janë një terapi anti-stres.

Shëndeti

Udhëtimet mund të ndikojnë shumë pozitivisht edhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Përveç reduktimit të stresit, pushimet e rregullta mund të jenë një luftues i shkëlqyer kundër sëmundjeve kronike dhe sëmundjeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat