Më shpesh probleme me shikim kanë të parëlindurit

Shëndetësia

Më shpesh probleme me shikim kanë të parëlindurit

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 15:54
Foto Ilustrim

Vëllezërit dhe motrat më të mëdha, gjatë jetës, janë më të rrezikuar nga shkurtpamësia (miopia) sesa ata më të rinjtë, e shkaktar i kësaj mund të jetë fakti që prindërit i kushtojnë një kujdes dhe vëmendje më të madhe edukimit të tyre.

Shkencëtarët nga Universiteti "Cardiff" kanë analizuar të dhënat nga "UK Biobank", e cila përcjell gjendjen komplete shëndetësore të 500.000 njerëzve të moshës nga 40 deri 69 vjet.

Me këtë rast ata kanë zbuluar se fëmijët e parëlindur kanë 10% më shumë gjasa që të preken nga format e rënda të shkurtpamësisë, krahasuar me motrat dhe vëllezërit e tyre që kanë lindur më vonë.

Përpos shkaktarit të lartpërmendur, mendohet se fëmijët më të vjetër po ashtu kalojnë më shumë kohë në shtëpi, e më pak në ajër të freskët. Për fëmijët e parëlindur zakonisht thuhet se janë më të mençur, më të mirë në shkollë dhe më ambiciozë, por edhe më të prirë ndaj alergjive dhe mbipeshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat