Çaji i mëllagës kundër gastritit

Shëndetësia

Çaji i mëllagës kundër gastritit

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Nëse edhe ju vuani nga gastriti kronik, që karakterizohet me nauze, urth, fryrje dhe dhembje të lukthit, atëherë përpos ilaçeve, lehtësimin e simptomave tuaja mund ta gjeni edhe te çajet e ndryshme, sikur te çaji i qindfletëshit, mëllagës, lirit, mendrës, kamomilit, kumakut, etj.

Për shkak të stresit, në çaj është mirë që të qitni edhe valerianë, edhe pse aroma e saj nuk është aq e preferuar.

Mendra është e mirë meqë ka veprim anestetik dhe zvogëlon dhembjen, derisa kopri dhe qimnoni veprojnë kundër fryrjes.

Çaji i mëllagës, lirit dhe lëpushkës kanë veprim mbrojtës, meqë nxisin prodhimin natyror të mukusit, apo prodhojnë mukus (lëmashk), i cili e mbron membranën e lukthit. Çdo ditë duhet pirë gjysmë litri, deri në 1 l çaj, pak nga pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat