Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Shëndetësia

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar.

Regjimi Ushqimor
Yndyrnat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Mbipesha
Tashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në gjak.

Mungesa e aktivitetit fizik
Mungesa e aktivitetit fizik, mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe ulejn e kolesterolit të mirë.

Duhani
Pirja e duhanit, dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato më të prirura për të grumbulluar depozita yndyrore. Duhani gjithashtu mund të ulë nivelin e kolesterolit të mirë, thonë ekspertët.

Mosha mund të jetë një tjetër faktor
Për shkak se kimia e trupit tuaj ndryshon kur plakeni, rreziku i kolesterolit të lartë rritet. Për shembull, ndërsa plakeni, mëlçia bëhet më pak e aftë të eleminojë kolesterolin e keq.

Diabeti
Sheqeri i lartë në gjak, kontribuon në rritejn e nivelit të kolesterolit të keq dhe dëmton gjithashtu arteriet tuaja.

Si të mund të parandaloni rritjen e nivlet të kolesterolit të keq?
Për të ndihmuar në parandalimin e kolesterolit të lartë, ju mund të:
• Reduktoni konsumin e kripës dhe të shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave.
• Kufizoni sasinë e yndyrnave shtazore dhe përdorni yndyrna të mira në mënyrë të moderuar.
• Eleminoni kilogramët e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.
• Hiqni dorë nga duhani.
• Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës, për të paktën 30 minuta.
• Konsumoni alkooli në mënyrë të moderuar.
• Menaxhoni stresin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat