A mund të pinë kafe gratë gjatë shtatzënisë?

Shëndetësia

A mund të pinë kafe gratë gjatë shtatzënisë?

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Shumica e grave shtatzëna pyesin nëse mund të pinë kafe gjatë shtatzënisë. Gjinekologët-obstetër nuk rekomandojnë heqjen plotësisht dorë nga kafeja.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) raporton se konsumimi i moderuar i kafeinës (më pak se 200 mg në ditë) nuk duket të shkaktojë abort ose lindje të parakohshme.

Marrëdhënia midis kafeinës dhe kufizimit të zhvillimit të fetusit është e paqartë. Pra, për të mirën tuaj duhet ta zvogëloni sasinë e kafeinës që konsumoni.

Sidoqoftë, në çdo rast, nënat në pritje duhet të konsultohen me gjinekologun e tyre. Në fund të fundit, ai që do t’i udhëzojë dhe shpjegojë se çfarë duhet të bëjnë, duke qenë se është personi që ka pamjen e plotë të shtatzënisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat