Ja se çfarë janë dietat “rrufe”

Shëndetësia

Ja se çfarë janë dietat “rrufe”

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:53
Foto ilustrim

Po kërkoni një dietë të shpejtë që mund t’ju bëjë të humbni shpejt disa kilogramë shtesë? Këtu janë disa sugjerime për një dietë që duhet ndjekur vetëm për disa ditë, në mënyrë që të humbni disa kilogramë të tepërt dhe të jeni njëkohësisht energjik.

Dietat “rrufe” nuk janë të këshillueshme për një kohë të gjatë sepse ato janë shumë kufizuese dhe ndikojnë negativisht në mirëqenien personale. Dietat “rrufe” janë të dobishme të ndiqen për gjashtë ditë. Ato janë si ilaçet minutës së fundit të përdorura për të eliminuar toksinat dhe kilogramët shtesë, por jo të përshtatshme për një proces serioz të humbjes së peshës, veçanërisht nëse vuani nga ndonjë sëmundje. Për një rrugë të shëndetshme me rezultate të qëndrueshme është mirë të mbështeteni në një nutricionist ekspert, i cili do të jetë në gjendje të përcaktojë të gjithë hapat e dobishëm për një humbje graduale dhe të shëndetshme të peshës.

Dieta “rrufe” me kalori të ulët që fokusohet në marrjen e një numri të kufizuar të kalorive brenda një periudhe shumë të shkurtër. Për një efektivitet të vërtetë është e nevojshme ta ndiqni me kujdes pa e zgjatur më shumë seç duhet, ndërsa merrni shumë ujë për të siguruar hidratim të mirë.

Versioni i parë

Dieta rrufe mund të jetë e dy llojeve, por me një kohëzgjatje të ndryshme, e para ndiqet për pesë ditë dhe ju lejon të humbni deri në tre kilogramë, e dyta për gjashtë ditë dhe mund të humbni gjashtë kilogramë. Dieta bazohet në marrjen e vetëm një lloj ushqimi në ditë.

Dita e parë: qumësht dhe kos për të gjitha vaktet e ditës, jo domosdoshmërish produkte me yndyrë zero.

Dita e dytë: mund të merrni patate të ziera ose të pjekura (jo të skuqura) me pak erëza.

Dita e tretë: djathërat e bardhë dhe të verdhë.

Dita e katërt: mishi i pulës i gatuar në të gjitha mënyrat, padyshim pa e tepruar me erëzat.

Dita e pestë: kushtojani hidratimit sepse duhet të merrni vetëm ujë dhe çaj por pa sheqer.

Për të luftuar urinë, është e rëndësishme të ndani vaktet kryesore në disa episode gjatë gjithë ditës, duke konsumuar mesatarisht deri në dy litra ujë. Gjithashtu është e rëndësishme të shmangni teprimin e sasisë së ushqimeve që konsumoni, shmangja e kafesë dhe aktivitetit fizik.

Versioni i dytë

Lloji i dytë i dietës rrufe zgjat një maksimum prej gjashtë ditësh dhe humbja e peshës ndodh gjatë tre ditëve të parave, e konsideruar si një fazë adaptimi. Menyja është e përsëritur dhe e strukturuar në këtë mënyrë:

Mëngjes: një fetë buke me krem djathi, e kombinuar me çaj, kafe ose lëng portokalli.

Drekë: mish i bardhë i shoqëruar me një sallatë perimesh të ziera.

Darkë: peshk i lehtë me një fetë bukë, të shoqëruar me ujë ose çaj.

Rekomandimet janë të njëjta me ato që karakterizojnë versionin e parë të dietës rrufe, gjashtë ditët e treguara nuk mund të tejkalohen. Dieta nuk është e përshtatshme për të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat