Nëse jeni rreth të 40-tave, duhet ta lexoni patjetër këtë artikull!

Shëndetësia

Nëse jeni rreth të 40-tave, duhet ta lexoni patjetër këtë artikull!

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 06:53
Ilustrim

Rreth një në tre njerëz të moshës mesatare kanë shumë probleme shëndetësore kronike, tregon një studim britanik i bërë së fundmi. Në rreth 8 mijë njerëz që u anketuan, 34% e tyre kishin dy ose më shumë probleme shëndetësore kronike. Më të zakontat ishin presioni i lartë i gjakut, problemet në shëndetin mendor, probleme me shpinën, artriti, diabeti dhe astma ose bronkiti.

Studiuesi kryesor Dr Dawid Gondek tha se ai ishte i befasuar dhe i shqetësuar nga rezultatet që tregonin se gjithë këto sëmundje, preknin një moshë relativisht të re.

"Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë tashmë vuajnë nga probleme të shumta afatgjata të shëndetit fizik dhe mendor në fund të të 40-ve”.

Diabeti dhe presioni i lartë i gjakut ishin të dy më të zakonshmit në mesin e atyre që ishin mbipeshe. Ekspertët këshillojnë një dietë e mirë, më pak alkool dhe duhan dhe ushtrimet fizike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat