Ilaç për kohën e vjeshtës

Shëndetësia

Ilaç për kohën e vjeshtës

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Frutat, gjethet dhe farat janë gjithashtu medicinale. Ftoi, fruta e vjeshtës, është një bombë e vërtetë vitamine.

Përveç sasisë minimale të kalorive dhe yndyrës, ai është i pasur me proteina, karbohidrate, fibra dietike dhe përmban shumë tanina dhe pektinë.

Për shkak të vetive shëruese, ftoi ishte e njohur që në kohët e lashta si simbol i dashurisë, lumturisë, pjellorisë, inteligjencës, bukurisë, këmbënguljes, qëndrueshmërisë.

Kompresat e ftoit (fruta, lëvozhgë, gjethe…) përdoren për të trajtuar: plagët e hapura, djegiet, plasaritjen e lëkurës ose lythat.

Falë taninës dhe mukusit, ai ka një efekt të dobishëm në punën e zorrëve dhe parandalon sëmundjet infektive.

– Lëngu i ftoit të gatuar me të njëjtën sasi sheqeri, shëron kollën, astmën dhe diarrenë akute.

– Ftoi i pjekur ose i gatuar rekomandohet për inflamacion të mukozës së stomakut dhe zorrëve, por edhe për trajtimin e anemisë.

– Çaji i luleve të ftoit ndihmon në zbutjen e kollës, dhe ka një efekt qetësues, eliminon pagjumësinë, si dhe erën e keqe të gojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat