Seksi mund të jetë ilaçi më i mirë për këto probleme shëndetësore

Shëndetësia

Seksi mund të jetë ilaçi më i mirë për këto probleme shëndetësore

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Shëndeti i mirë seksual nënkupton shëndet më të mirë fizik. Studimet e ndryshme kanë provuar se nëse kryeni marrëdhënie seksuale dy deri në tre herë në javë i mbron njerëzit nga gripi, ftohjet, infeksionet e ndryshme dhe jo vetëm. Mësoni se si seksi mund të jetë ‘’shpëtimtar’’ për problematikat shëndetësore të mëposhtme :

• Pagjumësia: Pagjumësia është një problem neurologjik që prek më shumë se 25% të njerëzve në botë. Mjaft pitë hape gjumi, ju duhet vetëm një dozë e mirë seksi. Pas aktit trupi lëshon oksitocinë, një hormon që ju bën të përgjumur. Femrat prodhojnë më shumë nga ky hormon se meshkujt.

• Lemza: Mesa duket për lemzën nuk funksionon vetëm truku i gjyshes me ujë apo një lugë sheqer. Orgazma ndihmon në pushimin e lemzës duke qenë se stimulon nervin pneumograstik.

• Ftohja : Kryerja e marrëdhënieve të rregullta seksuale ndikon gjithashtu në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar në shërimin e ftohjes. Seksi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës A, një antitrup që lufton virusin e ftohjes.

• Depresioni: Studime të ndryshme kanë provuar se seksi ndihmon tek shëndeti mendor. Një studim i fundit ka zbuluar se seksi oral ndihmon gjithashtu kur jeni në depresion, meqë sperma përmban substanca që përmirësojnë humorin dhe përmbajnë antidepresantë.

• Dhimbjet e kokës: Sipas kërkuesve shkencorë, gjithçka lidhet me lëshimin e hormonit të endorfinës gjatë seksit. Ata mendojnë se aktiviteti seksual mund të lehtësojë dhimbjet e sinozitit dhe migrenës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat