Ja se si duhet të konsumohet mjalta

Shëndetësia

Ja se si duhet të konsumohet mjalta

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Të gjitha qytetërimet e kanë njohur dhe e njohin fuqinë e mrekullueshme të mjaltit në ushqim dhe shërim. Të gjitha produktet e bletës janë jashtëzakonisht efektive, veçanërisht në qoftë se i aplikoni ato në mënyrë të duhur.

Mjaltin nuk duhet ta gëlltisni menjëherë, por gradualisht shkrijeni në gojë apo pijeni të tretur në ujë të ngrohtë, çaj, qumësht. Patjetër duhet përdorur lugë druri ose plastike, sepse metali neutralizon efektin terapeutik.

Nëse keni angina pektoris, inflamacion të gojës apo mishit të dhëmbëve merrni një lugë çaji mjaltë çdo tre orë, më së miri të kristalizuar, ndërsa është ideale që të jeni në një pozicion të shtrirë dhe të mundësoni që ajo të ngadalë shpërndahet në gojë. Në qoftë se ju përdorni mjaltë në hoje apo dyll, përtypeni atë disa herë gjatë ditës.

Është efikase edhe shpërlarja e fytit me propolis me një gjysmë gotë me ujë, në të cilën janë shtuar 15, 20 pika të alkoolit tretës 20%. Mund të përtypni edhe propolisin e pastër, posa të keni mundësi, sepse në mënyrë efektive vret bakteret dhe i ndalon ato që të depërtojnë në organizëm si dhe mbron dhëmbët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat