Personat që kanë kapërcyer COVID-19 me simptoma të lehta kanë mbrojtje afatgjate nga antitrupa të fituara

Shëndetësia

Personat që kanë kapërcyer COVID-19 me simptoma të lehta kanë mbrojtje afatgjate nga antitrupa të fituara

Nga: Av.Faik Miftari Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:45
Faik Miftari

Hulumtimet më të reja nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Washingtonit kanë treguar se ata të cilët e kanë kapërcyer në formë të lehtë virusin COVID-19 zhvillojnë qeliza të cilat mund të krijojnë antitrupa gjatë tërë jetës.

Disa muaj pas shërimit nga format më të lehta të virusit COVID-19, njerëzit akoma kanë qeliza imune në trupin e tyre të cilët krijojnë antitrupa kundër virusit i cili shkakton sëmundjen e COVID-19, theksohet në studimin të cilën e ka zhvilluar ekipi i hulumtuesve nga Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit të Washingtonit në St. Lous. Qelizat e tilla mund të qëndrojnë gjatë tërë jetës dhe gjatë tërë kohës të krijojnë antitrupa.

Gjetjet e publikuara me 24 maj 2021 në revistën Natyre sugjerojnë se rastet e lehta të kapërcyera të COVID-19 lejnë tek të infektuarit mbrojtje të përjetshme me antitrupa dhe theksojnë se tek ata rastet e përsëritjes të sëmundjes nga COVID-19 do të ishin të pazakonshme.

“Gjatë vjeshtës së kaluar ka pas raporte se antitrupat po zhduken shpejtë pas kalimit të infeksionit me virusin i cili shkakton sëmundjen e COVID-19, ndërsa mediat kryesore e kanë interpretuar se imuniteti pas kapërcimit të sëmundjes nuk zgjat shumë”, ka thënë autori Dr. sc. Ali Ellebedy, profesori i jashtëzakonshëm i patologjisë dhe imunologjisë, mjekësisë dhe mikrobiologjisë molekulare.

Por, ky është interpretimi i gabuar i shënimeve. Normalisht se niveli i antitrupave bie pas infeksionit akut të përjetuar, por ajo nuk bie në zero, ajo nivelizohet. Këtu kemi gjetur qeliza të cilët prodhojnë antitrupa tek njerëzit edhe pas 11 muajve pas kapërcimit të lehtë të virusit COVID-19. Këto qeliza do të jetojnë dhe krijojnë antitrupa gjer në fund të jetës së tyre. Kjo është dëshmi e fuqishme për imunitetin e krijuar afatgjatë”.

Gjatë infeksionit virusal qelizat imune të cilat krijojnë antitrupa shpejtë shumohen dhe qarkullojnë në gjak, duke ngritur nivelin e antitrupave lart. Njëherë kur infeksioni kapërcehet, shumica e qelizave të tilla vdesin, ndërsa niveli i antitrupave në gjak bie. Popullimi i vogël i qelizave të cilat krijojnë antitrupa, të ashtuquajtura plazma jetëgjatë, migrojnë në palcën kurrizore dhe aty vendosen, prej nga aty pandërprerë krijojnë nivelin e ultë të antitrupave të cilat qarkullojnë në gjak për të mbrojtur nga sulmi i ri nga virusi i COVID-19.

Çelësi për përcaktimin e asaj se tejkalimi i lehtë nga sëmundja e COVID-19 krijon mbrojtjen afatgjate të organizmit me antitrupa qëndron në palcën kurrizore. Për të zbuluar gjetjet se a gjenden tek ata të cilët janë shëruar nga format e lehta të virusit COVID-19 qelizat afatgjate plazmatike të cilët prodhojnë antitrupa veçanërisht që godasin SARS-COV-2 i cili shkakton COVID-19, dr. Ellebedy është bashkuar me prof.Iskra Pushiq dr. med, prof.dr. sc. Rachel Presti dr, med. dhe doc. Dr. sc.Jane O’Halloram, dr.med. me të cilët ka bashkëpunuar në projektin për përcjelljen e nivelit të antitrupave në mostrat e gjakut të atyre të cilët e kanë tejkaluar COVID-19.

Ekipi ka regjistruar 77 pjesëmarrës të cilët kanë dhënë mostrat e gjakut në intervale nga tre muaj, duke filluar përafërsisht një muaj pas infektimit fillestar. Shumica e pjesëmarrësve kanë pas forma të lehta të përjetuara të sëmundjes COVID-19., vetëm gjashtë prej tyre kanë qenë të hospitalizuar.

Me ndihmën e tyre, dr. Ellebedy dhe kolegët kanë marrë mostra nga palca kurrizore prej 18 pjesëmarrësve të procesit të hulumtimit, shtatë ose tetë muaj pas infektimit fillestar. Për krahasim, shkencëtarët poashtu kanë marrë mostra edhe nga palca kurrizore nga 11 persona tjerë të cilët nuk janë prek nga sëmundja COVID-19.

Sikurse është pritur, niveli i antitrupave në gjak të pjesëmarrësve të cilët kanë tejkaluar COVID-19 shpejt ka ra në muajt e parë pas infektimit, e më pas janë nivelizuar, ashtu që disa antitrupa kanë qenë më të dukshme edhe 11 muaj pas infektimit. Më tutje, 15 nga 19 mostra të palcës kurrizore të atyre që kanë pas COVID-19 përbënin qelizat të cilët kanë prodhuar antitrupa, të cilat posaçërisht janë të shënjestruara në virusin i cili shkakton COVID-19. Këto qeliza janë gjetur edhe pas katër muajve tek 5 persona të cilët janë rikthyer për të dhënë mostrën e dytë nga palca kurrizore. Asnjëri nga 11 persona të cilët nuk ishin sëmurë nga COVID-19 nuk kanë pas qeliza të tilla të cilët prodhojnë antitrupa në palcën kurrizore.

“Njerëzit me simptoma të lehta të COVID-19 e mënjanojnë virusin nga trupi i tyre dy deri në tre javë pas infektimit, ashtu që nuk do të kishte virus i cili nxit përgjigjen aktive imunologjike 7 ose 11 muaj pas infektimit” ka thënë dr. Ellebedy. “Qelizat e tilla nuk ndahen. Ato pushojnë, qëndrojnë në palcën kurrizore dhe tajojnë(krijojnë) antitrupa. Atë e bëjnë pasi që infeksioni është zgjidhur(kryer) dhe këtë do të punojnë pafundësisht”. Njerëzit të cilët janë infektuar dhe kurrë nuk kanë pas simptoma poashtu mund të kenë imunitet afatgjatë, theksojnë hulumtuesit. Megjithatë, tek duhet të hulumtohen ata të cilët kanë përjetuar infektimin serioz (të rëndë) nga virusi COVID-19 , a thua edhe ata do të jenë të mbrojtur nga sulmi i ardhshëm eventual nga sëmundja e COVID-19.

Inflamacioni luan rolin kryesore në sëmundjen serioze të COVID-19, ndërsa inflamcione të shumta mund të sjellin gjer te përgjigjet imunologjike të dëmtuar. Nga ana tjetër, arsyeja pse njerëzit vërtet sëmuren , shpesh është se në trup kanë sasi të madhe të virusit, ndërsa të kesh sasi të madhe të virusit mund të sjell gjer te përgjigja e mirë imunologjike. Prandaj nuk është e qartë. Duhet të përsërisim hulumtimet tek persona që kanë përjetuar simptoma të rënda të virusit COVID019 për të kuptuar se a ashtë e mundshme që ata do të jenë të mbrojtur nga infeksioni eventual i sërishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat