Në prag të vitit të ri shkollor, psikologia këshillon: Prindër rritni vetëbesimin e fëmijëve

Shëndetësia

Në prag të vitit të ri shkollor, psikologia këshillon: Prindër rritni vetëbesimin e fëmijëve

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:43
Ilustrim

Psikologia e fëmijëve Entela Demiri e ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora foli për emocionet që përjetojnë fëmijët të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës, por edhe ata që nisin vitin e ri shkollor.

Sipas psikologes, janë prindërit ata që duhet t'i japin fëmijëve siguri dhe vetëbesim që të kenë një eksperiencë të mirë në nisje të shkollës.

Demiri: "Dita e parë e shkollës  është një ditë që ka shumë ngarkesë emocionale për fëmijët, prindërit dhe stafin pedagogjik. Fëmijët  e kuptojnë që e gjithë kjo zhvillohet për ta dhe e ndiejnë veten në qendër të vëmendjes. Fëmijët e shfaqin në forma të ndryshme emocionin, dikush më aktiv, dikush më i tërhequr dhe mund të ndodhë që dikush dhe qan. Prindëri e bën atë bisedën me fëmijët që do ketë fëmijë të ndryshëm në klasë që reagojnë ndryshe, pro duke i garantuar gjithmonë që ti do të jesh ën një vend të sigurt. Nëse prindi i ofron fëmijës atë ndjenjën që ti do jesh në një vend të sigurt dhe mësuesja që e merr fëmijën sidomos klasën e parë i ofron shumë dashuri, atëherë fëmija vërtet do ketë një eksperiencë të mirë. Ne duhet t'i ofrojmë vetëm siguri fëmijës, t'i japim shumë informacion për të gjitha pikëpyetjet që ka. "

Çfarë sugjeron psikologia?

Demiri: "Ne sugjerojmë si psikologë një shkëputje të natyrshme me fëmijën, me një puthje të lehtë dhe pa e zgjatur shumë këtë pjesën. Gjithashtu në momentin që e merr një vlerësim të madh që unë jam shumë krenare, ti u rrite dhe po merr një përgjegjësi të madhe. Fëmija e shikon që po merr një përgjegjësi ekstra, duhen shtuar shumë dozat e pozitivitetit. Të mos i krahasojmë me njëri-tjetrin."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat