Fëmijët që hanë më shumë fruta dhe perime kanë shëndet më të mirë mendor

Shëndetësia

Fëmijët që hanë më shumë fruta dhe perime kanë shëndet më të mirë mendor

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 00:57
Ilustrim

Fëmijët të cilët hanë ushqime të mbushur me fruta dhe perime, kanë mirëqenie më të mirë mendore, zbuloi një studim i ri.

Studimi u drejtua nga Partnerët e Shëndetit dhe Kujdesit Social të Universitetit të Anglisë Lindore (UEA) në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Norfolk. Gjetjet e studimit u botuan në revistën ‘BMJ Nutrition Prevention and Health’.

Ky studim është i pari që heton lidhjen midis marrjes së frutave dhe perimeve, zgjedhjes së mëngjesit dhe drekës dhe mirëqenies mendore te fëmijët.

Studimi tregon sesi ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve lidhet me mirëqenien më të mirë të nxënësve të shkollave të mesme në veçanti. Dhe fëmijët që konsumuan pesë ose më shumë porcione frutash dhe perimesh në ditë, kishin rezultatet më të larta për mirëqenien mendore.

Ekipi kërkimor tha se strategjitë e shëndetit publik dhe politikat e shkollës duhet të zhvillohen për të siguruar që ushqimi me cilësi të mirë është në dispozicion për të gjithë fëmijët para dhe gjatë shkollës për të fuqizuar ata që të përmbushin potencialin e tyre të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat